top
Printer-friendly versionSend to friendPDF version

Trajnime të zhvilluara nga DPA

Trajnime të zhvilluara nga DPA


Tema: Kërkesat e standardit ISO/IEC 17025: 2005 dhe procedurat e Akreditimit

Qendra e Trajnimeve pranë Drejtorisë e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) zhvilloi në datat 1, 2 dhe 3 Korrik 2008 , 5 shkurt 2009 dhe 11 Maj 2009 kursin me temë "Kërkesat e standardit ISO/IEC 17025: 2005 dhe procedurat e Akreditimit". Në këtë kurs morrën pjesë rreth 17 persona për çdo grup. Pjesëmarrësit kryesisht ishin persona përgjegjës për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të cilësisë në laboratorë, student, si dhe të interesuar për tu trajnuar në këtë fushë . Objektiv i kursit ishte është njohja me kërkesat e menaxhimit dhe teknike të standardit ISO 17025 , njohja e procedurës së akreditimit si dhe plotësimi i disa prej kërkesave teknike të standardit ISO 17025 në laboratorët analitikë, Lektore ishin përfaqësues të DPA.

Lista e personave te trajnuar.
2008/Korrik/ 1 / 2 / 3
2009/Shkurt/ 5
2009/Maj/ 11

Tema: Vlefshmëria e metodës së analizës

Në datat 7 dhe 10 Korrik 2008 , Qendra e Trajnimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit organizoi kursin e trajnimit me temë "Vlefshmëria e metodës së analizës"
Objektiv i kursit ishte njohja e konceptit të vlefshmërisë së metodës dhe kërkesat për evidentimin e saj, mënyrat e përcaktimit të parametrave kryesore të performancës së metodës, procedurat që mund të përdoren për vendosjen e vlefshmërisë së metodës, etj.
Në këto kurse morrën pjesë rreth 30 persona, kryesisht kimistët analistë dhe përfaqësues nga stafi menaxherial i laboratorit, që janë të përfshirë në procedurat e vendosjes së vlefshmërisë së metodës.

Lista e personave te trajnuar. 2008/Korrik/ 7 / 10

Tema: Vlerësimi i pasigurisë në matjet analitike

Vlerësimi i pasigurisë në matjet analitike, ishte një tjetër trajnim që u zhvillua nga Qendra e Trajnimeve pranë Drejtorisë e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) gjatë muajit Korrik 2008.
Ky kurs kishte për qëllim njohjen pjesëmarrësve me kuptimin e konceptit të pasigurisë në matjet analitike, evidentimin e burimeve të pasigurisë, klasifikimin e tyre dhe mënyrat e njehsimit të pasigurisë, etj.
Kursi i zhvillua gjatë datave 8 dhe 11 Korrik dhe morrën pjesë rreth 35 persona, kryesisht kimistët analistë që kanë njohuri të kufizuara në lidhje me pasigurinë e matjes.

Lista e personave te trajnuar. 2008/Korrik/ 8 / 11

Tema: Sistemi i menaxhimit për Organizmat e Vlerësimit të Konformitetit

Qendra e Trajnimeve pranë Drejtorisë e Përgjithshme e Akreditimit (DPA nisi organizimin e kurseve të trajnimit në fushën e akreditimit. Kursi i parë me temë "Sistemi i menaxhimit për Organizmat e Vlerësimit të Konformitetit", u zhvillua gjatë muajit Mars- Maj 2008, për 4 grupe me nga 15 pjesëmarrës. Ky kurs u ndoq nga persona përgjegjës për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të cilësisë në organizmat e vlerësimit të konformitetit, student, dhe cdo interesuar për tu trajnuar në këtë fushë
Objektiv i trajnimit ishte orientimi i OVK-ve që përgatiten për t'u akredituar konform kërkesave e standardeve përkatëse.
Lektore ishte znj. Mimoza Cukalla, Pedagoge ne Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, dhe lektore e çertifikuar nga DGQ (Shoqata Gjermane për Cilësinë , si dhe përfaqësues të DPA.

2008/Mars/ 10-11
2008/Prill/ 1 / 7-8
2008/Maj/ 5-6
2008/Dhjetor/ 22

Tema: Trajnim për standardin ISO 17025: 20005 " Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve të provave dhe të kalibrimeve"

Drejtoria e Akreditimit në zbatim të Memorandumit të Mirëkuptimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit (DPMK) organizoi në date 11 Prill 2007 kursin e trajnimit me temë " Akreditimi i laboratorëve të kalibrimit sipas standardit ISO 17025 : 2005 " Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve të provave dhe të kalibrimeve".
Qëllimi i kursit ishte njohja me ndryshimet e kryera në këtë standard dhe procedurat e akreditimit.
Lektorët ishin përfaqësues të Drejtorisë së Akreditimit (Departamenti i Zhvillimit, Departamenti i Akreditimit). Në këtë kurs morri pjesë personeli i Drejtorisë Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit përfaqësues nga Insituti i Fizikës Bërthamore.

TEMA: Kërkesat e përgjithshme për organizmat akreditues që kryejnë akreditimin e organizmave të vlerësimit të Konformitetit.

Drejtoria e Akreditimin me mbështetjen e programit CARDS 2003 ka zhvilluar në datat 11-22 Tetor 2004 kursin e trainimit për standardin ISO 17011. Qëllimi i këtij kursi ishte njohja me kërkesat e përgjithshme për organizmat akreditues që kryejnë akreditimin e organizmave të vlerësimit të Konformitetit.

TEMA: Pasiguria në matje gjurmueshmëria dhe përdorimi i materialeve referuese në laboratorët testues.

Me mbështetjen e Projektit Cards 2003 në datat 21-25 Nëntor 2005, Drejtoria e Akreditimit organizoi seminarin me teme "Pasiguria në matje gjurmëshmëriua dhe përdorimi i materialeve referuese në laboratorët testues". Qëllimi i këtij seminari ishte Njohja me konceptet e Pasigurisë dhe llogarisë në Matje.

TEMA : Kërkesat EN 45012 lidhur me QMS e Trupave Certifikues.

Në datat 23-25 Janar 2006 , Drejtoria e Akreditimit në bashkëpunim me projektin CARDS 2003 organizoi një seminar me objekt kërkesat EN 45012 lidhur me QMS e Trupave Certifikues. Në këte seminar morrën pjesë stafi i Drejtorisë së Akreditimit, anëtarë të Bordit të DA, vlerësues dhe ekspertë.

TEMA: Kërkesa të përgjithshme për funksionimin e tipave të ndryshëm të organizmave që kryejnë Inspektim.

Me mbështetjen e programit CARDS 2003, Drejtoria e Akreditimit organizoi në data 10-12 korrik 2006, kursin trajnues në lidhje me standardin ISO 17020, "Kërkesa të përgjithshme për funksionimin e tipave të ndryshëm të organizmave që kryejnë Inspektim". Njohja me këtë standard i cili përmban funksionet e trupave puna e të cilëve përfshin ekzaminimin e materialeve, produkteve, instalimeve, fabrikave, proceseve procedurave të punës ose shërbimeve dhe përcaktimin e përputhjes së tyre me kërkesat si dhe raportimin e rezultateve të këtyre aktiviteteve te klientët dhe te autoritet mbikqyrëse do t'i ndihmojë këta trupat inspektues që gjatë inspektimit të një produkti të kenë një gjykim më profesional, rezultati e tyre të jenë të besueshëme, për klientët dhe konsumatorët.

LENDA: Testet e zotësisë dhe krahasimet ndërlaboratorike dhe roli i tyre në procesin e akreditimit.

Drejtoria e Akreditimit me mbështetjen e programit CARDS 2003, organizoi në data 17- 19 korrik 2006 një kurs trajnues në lidhje me pjesmarrjen në testet e zotësisë dhe krahasimet ndërlaboratorike. Disa nga temat e trajtuara në këtë kurs nga lektoria rumune Daniela - Eugenia Cucu, ishin: Tipet krahasimeve laboratorike dhe roli i tyre në procesin e akreditimit, Testet e Zotësisë (PT) mënyra e organizimit, rëndësia e përdorimit të tyrë nga laboratorët.

TEMA: Kërkesat e përgjithshme për organizmat që operojnë në sistemet e çertifikimit të produktit

Drejtoria e Akreditimit me mbështetjen e programit CARDS 2003 zhvilloi në datat 21-23 Mars 2007 , kursin e trainimit për standardin EN 45011 "Kërkesat e përgjithshme për organizmat që operojnë në sistemet e çertifikimit të produktit".
Qëllimi i këtij kursi ishte njohja me kërkesat e këtij standardi, respektimi i të cilave ju siguron organizmave të çertifikimit, të operojnë si palë të treta në sistemet e certifikimit, në një mënyrë të qëndrueshme dhe të besueshme, duke lehtësuar me anë të kësaj njohjen me bazë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe më tej në tregëtinë botërore.
Lektorët ishin përfaqësues te organizmit cek të akreditimit. Në këtë kurs morrën pjesë përfaqësues nga organizmat certifikues, vlerësues, si dhe përfaqësues nga institucione publike, të cilat kanë interes në lidhje për procedurat e akreditimit të organizmave certifikues të produktit.

Tema: Skemat e Akreditimit të sistemeve të menaxhimit të Mjedisit.

Drejtoria e Akreditimit me mbështetjen e TAIEX-it ( Projekt i Komisionit Europian për asistence teknike dhe shkëmbim informacioni) zhvilloi në datë 23 Mars 2007 një work shop me temë " Skemat e Akreditimit të sistemeve të Menaxhimit të Mjedisit."
Objektivi i këtij workshopi, ishte njohja e stafit të Drejtorisë së Akreditimit, organizmave çertifikues, komunitetit të biznesit me standardet dhe procedurat, që kanë lidhje me Sistemet e Menaxhimit të Mjedisit.
Në këtë workshop ku lektorët që referuan, ishin përfaqësuar të UKAS ( Organizimit anglez të akreditimit ) morrën pjesë përfaqësues nga Institucione publike dhe private, vlerësues dhe ekspertë, të cilët kanë interesa direkte për tu trajnuar në këtë fushë.

Plani i trajnimeve të DPA

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) do të organizojë gjatë muajit Shkurt – Mars 2010 kursin e trajnimeve me temë:

  1. Pasiguria në matje
  2. Testet e Zotësisë nëpëmjet Krahasimeve Ndërlaboratorike.

Kurset synojnë të orientojnë organizmat e vlerësimit të konformitetit të organizohen dhe të përgatiten për t’u akredituar konform kërkesave të standardeve përkatëse.

Trajnimet do të kryhen në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit. Lektorë do të jenë punonjës të Drejtorisë apo përfaqësues të institucioneve shkencore dhe arsimore të çertifikuar nga organizma certifikues personeli për trajnime.

Numri maksimal i pjesëmarrësve për cdo kurs do të jetë 15. Për pjesëmarrjen në këto trajnime aplikohen tarifa të miratuara nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të cilat do të përballohen nga ana e pjesëmarrësve (personalisht apo institucioni).

Për çdo trajnim organizmat e vlerësimit të konformitetit apo institucionet e tjera do të informohen në mënyrë zyrtare në lidhje me datën e organizimit të trajnimit përkatës.

DPA do të vashdojë edhe në muajt pasardhës trajnime me tema të ndryshme. Kalendari do të vashdojë të publikohet në websiten tonë zyrtar

 

Bashkëlidhur gjeni tarifat përkatëse.

Të gjithë të interesuarit do të plotësojnë formularin e rregjistrimit për kursin përkatës.

Propozime për trajnime

Nr. Telefoni Telefon 042 2 362 566

Nr. Faksi Fax 042 2 340 364

info@albanianaccreditation.gov.al

Ju lutemi plotësoni formularin bashkëlidhur. [Formular]