Teste të zotësisë dhe krahasime ndërlaboratorike
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit vashdoi edhe gjatë vitit 2009 organizmin e Testeve të Zotësisë (PT) për laboratorët tetsues të akredituar,që kanë aplikuar për akreditim apo që dëshirojnë të vlerësojnë performancën e tyre.
Organizmi i testeve të zotësisë nga DPA bazohet në Ligjin Nr 9824, datë 1.11.2007. Neni 6 pika (e) që i jep të drejtën DPA të ndërmmarrë veprimtari në organizimin e Testeve të Zotësisë.
Gjithashtu DPA ka përcaktuar Politikën e saj për pjesëmarrjen e laboratorëve testues dhe kalibrues në krahasimet ndërlaboratorike dhe testet e zotësisë, ku pjesëmarrja në PT është një nga kriteret që duhet plotësuar për tu akredituar apo për të mbajtuar statusin i akredituar. Politika e DPA është në përputje të plotë me Politikën e EA 2/10 “EA Policy for Participation in National and International Proficiency Testing Activities”.
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit ka punuar për krijimin dhe trajnimin e kapaciteteve të DPA për organizimin e testeve të zotësisë ndërmjet laboratorëve testues që kryejnë testime të ndryshme. Këto krahasime do të zhvillohen në përputhje me kërkesat e standadit ISO Guide 43. Për këtë qëllim është trajnuar stafi dhe janë studiuar të gjitha udhëzimet e EA dhe ILAC për organizimin e krahasimeve dhe vlerësimin e rezultateve.
Duke qenë se numri më i madh i kërkesave për tu akredituar vjen nga laboratorë testues të materialeve të ndërtimit u punua me testet e zotësisë në fushën e testimit të çimentos, çelikut dhe betonit. U identifikuan laboratorët që do të merrnin pjese, numri i analizave. Dhe metoda e testimit, si dhe u hartua plani i punës për organizimin e kësa skeme. Skema u organizua gjatë muajit shkurt-nëntor 2009. Raporti përfundimtar përfundoi në dhjetor 2009. Raporti përfundimtar për të 3 testet ju shpërndarë të gjithë pjesëmarrësve në dhjetor 2009. Në këtë program morrën pjesë rreth 19 laboratorë të akredituar dhe të paakredituar.
Kjo nuk është eksperienca e parë për DPA dhe për labroatorët e akredituar. Përvec pjesëmarrjeve në mënyrë individuale të labortaorëve në skema të ndryshme DPA ka organizuar pjesëmarrjen e tetë laboratorë të ndryshëm nga Shqipëria në krahasime ndërlaboratorike, të cilat janë zhvilluar në kuadrin e Projektit Rajonal CARDS 2006 me pjesëmarrjen edhe të laboratorëve respektivë në vendet e Rajonit. Përgjithësisht pjesëmarrja në këto krahasime ishte e suksesshme. Katër nga laboratorët pjesëmarrës ishin të akredituar ndërsa katër të tjerët, kanë aplikuar për akreditim. Një nga laboratorët luajti rolin e organizatorit (laborator pilot) në organizimin e një krahasimi ndërlaboratorik, me qëllim përhapjen e njohurive dhe informacionit mbi organizimin e krahasimeve edhe në vendet ku mungojnë institucione të tilla të mirëfillta
Kalendari për testet e zotësisë që do të organizohen nga DPA do të publikohen në fund të janarit.
Gjithashtu për t’ju ardhur në ndihme laboratorëve DPA publikon në website vashdimisht informacion mbi Testet e Zotësisë (PT) dhe Krahasimet ndërlaboratorike (ILC) që ofrohen nga organizmat europiane dhe ato ndërkombëtare .
Organizmat Europiane dhe ato Ndërkombëtare që ofrojnë PT dhe ILC
European PT Information System - EPTIS - http://www.eptis.bam.de/
Institute for Interlaboratory Studies - Program of PT http://www.iisnl.com
QM - http://www.lgcpt.com/
LGC - http://www.lgc.co.uk
NMi - http://www.apgqa.com
