Eksportimi perspektivat për produktet shqiptare
Pas kërkesës zyrtare të Shqipërisë për anëtarësim në BE në maj 2009, lëvizja e lirë e mallrave në Evropë është me rëndësi të madhe për prodhuesit shqiptarë të produkteve. Por, para se një produkt të vendoset në tregun e BE, duhet të plotësojë disa kërkesa. Informacione mbi legjislacionin aktual teknik dhe infrastrukturën e cilësisë, mbështetur nga raste praktike reale do të paraqiten në seminaret e mëposhtme promocionale. Këto aktivitete janë pjesë e projektit CARDS 2006 “Standardizimi, Akreditim, dhe programi i vlerësimit të konformitetit në Shqipëri "i financuar nga BE.
Seminari Promovimi në Elbasan, 27 maj 2010
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit(DPA) në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Standarzimit (DPS) dhe me mbështetjen e projektit CARDS 2006 “Standardizimi, Akreditimi dhe vlerësimi i konformitetit” kanë nisur organizimin e një fushate promocionale në 3 qytete të Shqipërisë.
Në datë 27 Maj aktiviteti do të zhvillohet në qytetin e Elbasanit në ambientet e Hotel “Skampa” në orën 10.00- 12.30. Ftohen të marrin pjesë në këtë aktvitet biznese, institucione publike apo private, laboratorë testues, organizma çertifikues, inspektues, si dhe të interesuar të tjerë për procesin akreditimit apo standardizimin.
Aktviteti i parë u zhvillua në qytetin e Shkodres në datë 6 Maj. Ndërsa dy aktivitetet e tjera do të zhvillohen në qytetin e Elbasanit në datë 27 Maj dhe në qytetin e Vlorës në datë 14 Qershor 2010.
Të dy institucionet e infrastrukturës së cilësisë DPA dhe DPS, në këto seminare do të prezantojnë mënyrat se si palët e interesuara mund të marrin informacione mbi akreditimin, standardet, kërkesat që duhet të përmbushë një produkt para se të hyjë në tregun e BE.
Qëllimi i këtij turi aktivitesh është rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e Akreditimit dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit për eksportin e produkteve jashtë Shqipërisë.
Më poshtë programi. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë apo keni pyetje na kontaktoni;


