Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) është organizmi kombëtar i akreditimit, i njohur nga qeveria për të vlerësuar në përputhje me standardet ndërkombëtare kompetencën teknike të organizmave të vlerësimit të konformitetit që kryejnë aktivitete të tillë si: testim, kalibrim, certifikim, dhe inspektim qofshin në sektorët publik apo privat, të fushës vullnetare apo të detyrueshme.
DPA është autoritet publik në varësi të Ministrisë së Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjitikës dhe operon në përputhje me ligjin Nr .9824 datë 01.11.2007 "Për Akreditimin e oganizmave të vlerësimit të konformitetit në RSH".”.
DPA operon në përputhje me kërkesat e standardit S SH ISO/IEC 17011 “Kërkesa të përgjithshme për organizmat e akreditimit, të cilat kryejnë akreditimin e organizmave të vlerësimit të konformitetit”.
Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit ka për detyrë dhënien e këshillave në administratën shtetërore për cështje që lidhen me akreditimin dhe vlerësime të tjera të kompetencës teknike, për kryerjen e procedurave të vlerësimit të përputhjes me standardet dhe rregullat teknike si dhe mbajtjen, azhornimin dhe dhënien e informacionit për statusin e akreditimit të organizmave të akredituar.
DPA përfaqëson Republikën e Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare për akreditim dhe bashkëpunon me organizmat kombëtare të akreditimit në vendet e tjera për arritjen e marrëveshjeve të njohjes së ndërsjelltë, rajonale ose ndërkombëtare, ose për të arritur marrëveshje dypalëshe.
