Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA) është i vetmi organizëm kombëtar i akreditimit, i njohur nga qeveria për të vlerësuar në përputhje me standardet ndërkombëtare kompetencën teknike të organizmave të vlerësimit të konformitetit që kryejnë aktivitete të tillë si: testim, kalibrim, certifikim, dhe inspektim qofshin në sektorët publik apo privat, të fushës vullnetare apo të detyrueshme. DPA është autoritet publik në varësi të Ministrisë së Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjitikës dhe operon në përputhje me ligjin Nr .9824 datë 01.11.2007 "Për Akreditimin e oganizmave të vlerësimit të konformitetit në RSH".”. DPA operon në përputhaje me kërkesat e standardit S SH ISO/IEC 17011 “Kërkesa të përgjithshme për organizmat e akreditimit, të cilat kryejnë akreditimin e organizmave të vlerësimit të konformitetit”. Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit ka për detyrë dhënien e këshillave në administratën shtetërore për cështje që lidhen me akreditimin dhe vlerësime të tjera të kompetencës teknike, për kryerjen e procedurave të vlerësimit të përputhjes me standardet dhe rregullat teknike si dhe mbajtjen, azhornimin dhe dhënien e informacionit për statusin e akreditimit të organizmave të akredituar. DPA përfaqëson Republikën e Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare për akreditim dhe bashkëpunon me organizmat kombëtare të akreditimit në vendet e tjera për arritjen e marrëveshjeve të njohjes së ndërsjelltë, rajonale ose ndërkombëtare, ose për të arritur marrëveshje dypalëshe.
Misioni i DPA është t'ju ofrojë të gjitha palëve të interesuara, akreditimin mbi bazën e rregullave të përcaktuara në ligje, standarde dhe në parimet e akreditimit.
Vizioni i DPA është të bëhet anëtar firmosës i marrëveshjeve të njohjes reciproke me EA dhe të marrë pjesë aktive në procesin e zhvillimit ekonomik të vendit.
Organigrama e DPA
Përbërja e Drejtorisë së Pergjithshme te Akreditimit
- Agim ANXHAKU
Drejtori i Përgjithshëm
- Besnik PANI - Drejtor
- Briseida XHAFA - Specialiste
- Ermira FYSHKU - Specialiste
- Vladimir MISHA - Specialist
- Vilma MARA - Specialiste
- Nikol HAXHISTASA - Specialist
Drejtoria e Akreditimit
- Ardita FUGA - Drejtore
- Majlinda XHEMA - Specialiste
- Leonard TAKO - Specialist
Drejtoria e Zhvillimit
- Donika POGAÇI - Përgjegjëse
- Arben Isaku - Specialist
Sektori i Financës, Burimeve Njerëzore dhe shërbimeve
- Rexhina Lati - Specialiste
Sekretariati
Bordi Këshillimor i Drejtorisë së Akreditimit
Bordi mbështet Drejtorinë e Akreditimit dhe autoritetet e tjera publike për çështjen e akreditimit. Numri i anëtarëve të bordit është 16 veta. Përfaqësimi i anëtarëve të bordit është i balancuar me pjesëmarrjen e gjithë palëve të interesuara. 6 përfaqësues zgjidhen nga ministritë përgjegjëse për ekonominë tregtinë, bujqësinë e ushqimin, çështjet e mjedisit, ndërtimin e transportin, sigurinë e shëndetit dhe të jetës në punë, 2 përfaqësues zgjidhen nga shoqatat profesionale të laboratorëve testues dhe kalibrues, 1 përfaqësues i standardeve, 1 nga organizmi i metrologjisë, 2 nga organizatat e biznesit, 2 përfaqësues nga shoqatat e konsumatorëve dhe 2 nga institucionet shkencore.
DPA ka përgjegjësi për organizimin e punës dhe për realizimin e detyrave të bordit të akreditimit. Rregullimi i veprimtarisë së bordit bëhet me rregullore të brendshme, kriteret për përzgjedhjen e anëtarve të bordit dhe miratimi i tyre për një periudhë 3-vjeçare miratohen nga Ministri që mbulon ekonominë dhe tregtinë.
Përbërja Bordit Këshillimor të Akreditimit:
- Fakulteti i Shkencave Natyrore.
Z. Ilirjan Malollari, Profesor, Doktor. Kryetar i Bordit. - Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës.
Znj. Anila Jani, Drejtore e Drejtorisë së Mbikqyrjes së Tregut. - Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
Z. Rikard Luka, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave dhe Planifikimit për Punët Publike dhe Rregullimin e Territorit. - Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
Znj. Valbona Paluka, Drejtore e Përgjithshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit - Ministria e Shëndetësisë.
Z. Klodjan Rjepaj, Drejtor Kabineti. - Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.
Zj. Myrvete Pazaj, Sekretare e Pergjithshme. - Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Z. Murat Mehmeti, Sekretar i Përgjithshëm. - Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjise.
Z. Leon Këllezi, Menaxher i Cilësisë në DPM. - Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit.
Z. Bashkim Muçaj, Drejtor i Pergjithshem - Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.
Z. Ilir Zhilla, Kryetar i Bashkimit të Dhomave. - Fakulteti i Inxhinierisë së Ndertimit.
Z. Niko Pojani, Profesori dhe anëtar i Këshillit të Profesorëve. - Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.
Z. Leonard Prifti, Drejtor i Departamentit të Shërbimeve të Biznesit. - Shoqata e Biokimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratorike shqiptare.
Z. Betim Byku, President i Shoqatës së Mikrobiologjisë Shqiptare. - Shoqata e Konsumatorit Shqiptar.
Znj. Thëllëza Kushta. - Shoqata Për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Z. Altin Goxhaj, Drejtor i ZMK. - Laboratorët Testues.
Z. Genti Guxho
Komitetet Teknike
Vlerësues
Bashkëpunimet Ndërkombëtare
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit nënshkroi në Shkurt të vitit 2007 kontratë bashkëpunimi me EA ( Organizatën Europiane për Akreditim). Ky status i jep të drejtën DPA të marrë pjesë në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme, komitetet teknike dhe të japin sugjerime dhe komente për dokumenta të propozuara nga EA dhe nga organizma të tjerë akreditues. Në nivel ndërkombëtar DPA është anëtar me të drejtë vote në ILAC ( Organizatën Ndërkombëtare të Akreditimit të Laboratorëve) . Gjithashtu DPA është bërë anëtar me të drejta të plota në IAF (International Accreditation Forum). Në nivel rajonal DPA ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me institucionet homologe në Greqi, Rumaninë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Turqinë.
Legjislacioni
Akte Ligjore
- LIGJ, Nr - 9824 Dt 01.11.2007 "Për Akreditimin e oganizmave të vlerësimit të konformitetit në RSH"...
- LIGJ, Nr - 9779, Dt 16.07.2007 "Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore"...
- VKM, Nr 1716 dt 03.10.2008 - Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të DPA
Rregullore
Tarifat
| Tarifat | Laboratorë testues dhe kalibrues | Organizma Certifikues dhe inspektues | |
|---|---|---|---|
| 1 | Kërkesë për akreditim | 1000 lekë | 1000 lekë |
| 2 | Tarifat për pagesën e ekspertëve ( për cdo ekspert) | 1000 lekë/orë | 1000 lekë/orë |
| 3 | Tarifat administrative | 3000 lekë | 3000 lekë |
| 4 | Tarifat për dhënie certificate | 10.000 lekë | 10.000 lekë |
| 5 | Tarifat për përdorimin e logos së akreditimit për laboratorët ku numri i analizave të akredituara është nga 1- 20. | 20.000 lekë në vit | 5% të të ardhurave vjetore |
| 6 | Tarifat për përdorimin e logos së akreditimit për laboratorët ku numri i analizave të akredituara është nga 21- 100. | 40.000 lekë në vit | |
| 7 | Tarifat për përdorimin e logos së akreditimit për laboratorët ku numri i analizave të akredituara është mbi 100. | 90.000 lekë në vit |
Tarifa për akreditim për analiza shtesë: Në rast se numri i analizave për të cilat kërkohet akreditim është më i vogël se 5 atëherë tarifa është 1000 lekë për cdo analizë. Në rast se numri i analizave për të cilat kërkohet akreditim është më i madh se 5 atëherë tarifa është 5000 lekë.
*Shënim: Tarifa e përdorimit të logos së akreditimit është tarifa vjetore prej 5% të të ardhurave vjetore që ka realizuar organizmi i akredituar gjatë vitit për shërbimet e kryera ndaj të tretëve dhe për të cilat ai është i akredituar.







