top
Printer-friendly versionSend to friendPDF versionAkreditim është procedura në bazë të së cilës një organizem i autorizuar, vlerëson kompetencën e një organizmi të vlerësimit të konformitetit për të kryer detyra specifike të tilla si testim, kalibrim, certifikim dhe inspektim. Kompetenca ështe celësi për të siguruar transaparencën, besushmërinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ofrojnë Organizmat Vlerësimit të Konformitetit të Akredituara .
Kompetenca
Personale Infrastruktura teknike Struktura Organizative
Kompetenca teknike Kritere per vendimarrjen Pavarsia
Eksperienca teknike në fusha specifike Paisjet Paanëshmëria
Kualifikim I vashdueshëm Proçedurat Menaxhimi I Cilësisë

Akreditimi është pjesë e infrastrukturës së cilësisë dhe përbën një nga kolanat e tempullit të cilësisë së bashku me standardet, metrologjinë, certifikimin dhe menaxhimin e cilësisë. Akreditimi është mjeti më efektiv i tregut dhe nje pasaportë për pranimin e shërbimeve nga kontraktorët që kërkojnë organizma vlerësimi konformiteti të pavarur dhe kompetent. Ai shikohet si indikator i besueshëm i kompetencës teknike.