Akreditim është procedura në bazë të së cilës një organizem i autorizuar, vlerëson kompetencën e një organizmi të vlerësimit të konformitetit për të kryer detyra specifike të tilla si testim, kalibrim, certifikim dhe inspektim. Kompetenca ështe celësi për të siguruar transaparencën, besushmërinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ofrojnë Organizmat Vlerësimit të Konformitetit të Akredituara .
Akreditimi është pjesë e infrastrukturës së cilësisë dhe përbën një nga kolanat e tempullit të cilësisë së bashku me standardet, metrologjinë, certifikimin dhe menaxhimin e cilësisë. Akreditimi është mjeti më efektiv i tregut dhe nje pasaportë për pranimin e shërbimeve nga kontraktorët që kërkojnë organizma vlerësimi konformiteti të pavarur dhe kompetent. Ai shikohet si indikator i besueshëm i kompetencës teknike.
| Kompetenca | ||
|---|---|---|
| Personale | Infrastruktura teknike | Struktura Organizative |
| Kompetenca teknike | Kritere per vendimarrjen | Pavarsia |
| Eksperienca teknike në fusha specifike | Paisjet | Paanëshmëria |
| Kualifikim I vashdueshëm | Proçedurat | Menaxhimi I Cilësisë |
Akreditimi është pjesë e infrastrukturës së cilësisë dhe përbën një nga kolanat e tempullit të cilësisë së bashku me standardet, metrologjinë, certifikimin dhe menaxhimin e cilësisë. Akreditimi është mjeti më efektiv i tregut dhe nje pasaportë për pranimin e shërbimeve nga kontraktorët që kërkojnë organizma vlerësimi konformiteti të pavarur dhe kompetent. Ai shikohet si indikator i besueshëm i kompetencës teknike.
Drejtoria e Akreditimit ka për detyrë të ofrojë shërbimin e akreditimit për gjithë organizmat e vlerësimit të konformitetit, t’ju sigurojë të gjitha palëve të interesuara , vecanërisht industrisë, lëvizjen e lirë të mallrave nëpërmjet njohjes së Akreditimit.
Akreditimi bazohet ne legjislacionin ne fuqi, ne standardet ndërkombëtare të njohura nga Republika e Shqiperise dhe dokumenta të tjere të lëshuara nga organizmat ndërkombetar të akreditimit.
- * Për laboratorët testus/ kalibrues në standardin S SH ISO 17025 “Kritere te përgjithshme për kompetëncën e laboratoreve testues dhe kalibrues”.
- * Për laboratorët mjekësor akreditimi bazohet në standardin S SH ISO 15189 “Kritere të përgjithshme për kompetencën e laboratoreve mjekësor”.
- * Për organizmat certifikues të produkteve akreditimi bazohet në standardin S SH EN 45011.
- * Për organizmat certifikues të sistemeve të cilësisë akreditimi bazohet në standardin S SH EN 45012.
- * Për organizmat e certifikimit të personelit akreditimi bazohet në standardin S SH ISO 17024.
- * Për organizmat inspektues akreditimi bazohet në standardin S SH EN 45004.
DA kryen akreditimin duke u bazuar në standardet e mëposhtme:
Akreditim = Vlerësim i kompetencës teknike
Procedura në bazë të së cilës një organizem i autorizuar, vlerëson kompetencën e nje organizmi te vleresimit te konformitetit per te kryer detyra specifike te tilla si testim, kalibrim, certifikim dhe inspektim.
Certifikim – Vlerëson nëse produkti apo shërbimi është në konformitet me kërkesat.
Me Certifikim- kuptohet veprimtaria e një pale të tretë e të pavarur, e cila vërteton nëse procesi, shërbimi ose produkti në fjalë plotëson kërkesat e veçanta të standardeve përkatëse, rregullat teknike ose aktet normative në fuqi.
Në pamje të parë duket se akreditimi dhe certifikimi janë të njëjtë, por nuk duhet harruar që certifikimi është njohje e përputhshmërisë së një produkti apo shërbimi me kerkesat e standardit apo rregullit teknik ndërsa akreditimi është njohje e kompetencës teknike.
© Të gjitha të drejtat e rezervuara Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit 2009. Email
