Akreditimi është një mekanizëm që ndikon në rritjen e besueshmërisë dhe ndihmon autoritetet, ekonominë dhe shoqërinë që të gjykojnë nëse laboratorët e provave, organizmat e inspektimit , çertifikimit ( Organizma të Vleresimit të konformitetit) plotësojnë detyrat specifike.
Çfarë është Akreditimi
Akreditim është procedura në bazë të së cilës një organizem i autorizuar, vlerëson kompetencën e një organizmi të vlerësimit të konformitetit për të kryer detyra specifike të tilla si testim, kalibrim, certifikim dhe inspektim. Kompetenca ështe celësi për të siguruar transaparencën, besushmërinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ofrojnë Organizmat Vlerësimit të Konformitetit të Akredituara .| Kompetenca | ||
|---|---|---|
| Personale | Infrastruktura teknike | Struktura Organizative |
| Kompetenca teknike | Kritere per vendimarrjen | Pavarsia |
| Eksperienca teknike në fusha specifike | Paisjet | Paanëshmëria |
| Kualifikim I vashdueshëm | Proçedurat | Menaxhimi I Cilësisë |
Akreditimi është një mekanizëm që ndikon në rritjen e besueshmërisë dhe ndihmon autoritetet, ekonominë dhe shoqërinë që të gjykojnë nëse laboratorët e provave, organizmat e inspektimit , certifikimit ( Organizma të Vleresimit të konformitetit) plotësojnë detyrat specifike.
Akreditimi nga DA kryhet në përputhje me standardet ndërkombëtare të vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO).
Standardet ndërkombëtare për akreditimin
Standardet që aplikohen janë si më poshtë
- Laboratorë testues dhe Kalibrues :
ISO/IEC 17025:2005 “ Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e Laboratorëve testues dhe Kalibrues” - Laboratorët testues mjekësor:
ISO 15189:2007 Laborator Mjekësorë –Kërkesa të vecanta për Cilësinë dhe Komptencën - Organizma Inspektues :
ISO/IEC 17020:1998 Kërkesa të përgjithshmë për operimin e tipeve të ndryshme të organizmave që kryejnë inspektim” - Organizma Certifikues:
EN 45011:1999 “Kërkesa të përgjithshme për organizmat që operojnë në sistemet e çertifikimit të produktit “
ISO 17021 “Kërkesa të përgjithshme për organizmat që operojnë në sistemet e çertifikimit të sistemit të cilësisë.EN ISO/IEC 17024:2005 "Vlerësimi i Konformitetit .Kërkesa të përgjithshme për organizmat që operojnë në çertifikimin e personit"
Përfitimet nga Akreditimi
Kompetencë, Pavarsi, Njohje Ndërkombëtare, Rritje e Profesionalizmit
- Garant i kompetencës tuaj te klientët
- Rrisin mundësinë për përmirsime
- Siguron Pavarsinë, integritetin dhe kompetencën teknike
- Përdorimi i akreditimit shërben dhe si mekanizëm akreditimi
- Rrit reputacionin dhe profesionalizmin
- Kursen shpenzimet nëpërmjet përmirsimit të sistemit teknik dhe të menaxhimit në mënyrë eficente dhe efektive
Si mund të akreditohemi
1- Kërkesa për njohjen e procedurës.
Organizmat e vlerësimit të konformitetit (OVK – laboratorë testues/kalibrues, organizma çertifikues/inspektues) bëjnë kërkesë pranë DPA, të cilën e dërgon me fax ose letër, për tu njohur me procedurat e akreditimit dhe dokumentat përkatës për të qene i akredituar. Pas bërjes së kërkesës, OVK i caktohet nje takim paraprak, i cili zhvillohet nga Sekretariati i DPA në të cilin i sqarohen të gjitha procedurat e akreditimit, tarifat si dhe dokumentat që ai duhet të dorëzojë pranë DPA për aplikim. Në këtë takim përfaqësuesit të OVK i jepet paketa e dokumentacionit, të cilën ai mund ta tërheqë edhe nëpërmjet faqes së internetit të DPA.
2- Aplikimi për akreditim
OVK do të quhet që ka aplikuar për akreditim pasi ka plotësuar formularin e kërkesës për akreditim sipas OVK, check – listën përkatëse, dhe ka dorëzuar pranë DPA të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me kërkesat e standardit për të cilin ai kërkon të akreditohet.
Nëse ka moskonformitete të rëndaë cënojnë akreditimin, dhe kur dokumentat e dorëzuara nga OVK nuk përputhen me standardin për të cilin do të akreditohet, i kërkohet OVK t’i plotësojë të gjitha këto mangësi dhe t’i dorëzojë sërish pranë DPA . Nëse ka moskonformitete, që nuk e cënojnë akreditimin, procedura e akreditimit vazhdon;
DPA i dërgon OVK-së koston paraprake. Nëse OVK është dakort me koston atëherë nënshkruhet marrëveshja midis DPA dhe OVK. N.q.s OVK nuk është dakort procedura ndërpritet. Afati për aprovimin ose jo të kostos është 2 muaj. Pas këtij afati, nëse OVK kërkon përsëri të akreditohet, procedura fillon nga e para. Nëse OVK është dakort me koston e paraprake atëherë ai duhet të paguajë 40% të saj që në këtë fazë.
DPA njofton OVK për përbërjen e grupit vlerësues dhe pret miratimin e tij .N.q.s OVK është dakort procedura vazhdon, nëse jo i propozohen emra të tjerë vlerësuesish. Mosmiratimi i grupit të vlerësimit totalisht apo pjesërisht nga OVK duhet të jetë i arsyetuar.Vendimi përfundimtar për grupin e vlerësimit merret nga Drejtori i Përgjithshëm.
3- Paravlerësimi
Vizita paravlerësuese kryhet në ambjentet e OVK. Nëse nga kjo vizitë identifikohen moskonformitete të rëndësishme, i lihen OVK të ndërmarrë veprime korrigjuese në lidhje me to dhe me moskonformitetet e gjetura në dokumentacion. Moskonformitetet i raportohen me shkrim ne një raport paravlerësimi.Pas kryerjes së veprimeve korrigjuese OVK lajmëron DPA me shkrim për plotësimin e veprimeve korrigjuese dhe për gatishmërinë e pritjes së vizitës vlerësuese.
4- Vizita vlerësuese
Qëllimi i vizitës vlerësuese është të verifikoje nëse OVK plotëson kërkesat e standardit
për të cilin kërkon të akreditohet, verifikimin e zbatimit të procedurave dhe të vlerësojë
kompetencën teknike.
5- Raporti i Vlerësimit
Rezultatet e vlerësimit jepen në nje raport të grupit të vlerësimit, i cil i sygjeron DA të jape ose jo akreditimin, apo ta pezulloje atë në varësi të moskonformiteteve të gjetura
6- Vendimi
Drejtori i Përgjithshëm i DA në bazë të vlerësimit të gjithë informacionit të marrë dhe pasi informon dhe merr opinionin e Bordit Këshillimor të Akreditimit merr vendimin nëse do të akreditojë/refuzojë certifikatën e akreditimit . Akreditimi është i vlefshëm për katër vjet.
7-Mbikqyrja e akreditimit
Vizitat mbikqyrese organizohen nga DPA të pakten 1 herë në vit me qëllim që të sigurojnë që OVK e akredituara vazhdojnë të funksionojnë në përputhje me standardin për të cilin është akredituar.
DPA mund të organizoje vizita mbikqyrëse shtesë (të paplanifikuara) në rast se vihet dyshim në lidhje me vazhdimësinë e plotësimit të kërkesave të akreditimit, si psh. në rastet e ndryshimeve në OVK, ankesave nga klientët ose përdoruesit, nga raportet e vlerësuesve teknikë, etj.
8- Rinovimi i akreditimit
Në përfundim të periudhës së akreditimit apo riakreditimit OVK mund të bëjë një kërkese për rinovim të akreditimit pranë DPA në rast se dëshiron të riakreditohet.. Me marrjen e kërkeses për riakreditim, DPA nis procedurën e akreditimit .Në mënyrë që OVK të mos punojë pa akreditim (nëse ai është i interesuar) i rekomandohet të aplikojë disa muaj më parë
Ankesa dhe Vlerësime
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit është e angazhuar të përmirësojë në mënyrë të vashdueshme shërbimet që ofron. DPA mirëpret çdo koment apo ankes që palët e interësuuara dëshirojnë të ofrojnë në lidhje me shërbimet tona. Kjo na ndihmon për të identifikuar çdo gjë që bëjmë mirë, ose duhet të përmirësohet.
Këto shërbime përfshijnë aktivietetet e Organizmave të Vlerësimit të Konformitetit të cilave DPA duhet t’ju sigurojë që ankesa të zgjidhen në kohën e duhur.
DPA nxit reagimet tuaja në mënyrë që ne të mund të punojnë së bashku për të zgjidhur shqetësimet dhe ankesat tuaja në një mënyrë konstruktive dhe me kohë. Nëse keni ndonjë koment apo ankesë, ju lutem na informoni, që DPA të japë zgjidhjen e duhur.
OVK kanë të drejtë të apelojnë vendimet e marra nga çdo DA nëpërmjet një procesi të apelit. Procedura DA – PM – 005 (më poshtë) përshkruan procesin e apelit dhe ankesat
Proçedura e apelimeve dhe ankesave DA-PM-005
Forma e rregjistrimit te apelimeve dhe ankesave DA-FO-024
Tarifa
| Tarifat | Laboratorë testues dhe kalibrues | Organizma Certifikues dhe inspektues | |
|---|---|---|---|
| 1 | Kërkesë për akreditim | 1000 lekë | 1000 lekë |
| 2 | Tarifat për pagesën e ekspertëve ( për cdo ekspert) | 1000 lekë/orë | 1000 lekë/orë |
| 3 | Tarifat administrative | 3000 lekë | 3000 lekë |
| 4 | Tarifat për dhënie certificate | 10.000 lekë | 10.000 lekë |
| 5 | Tarifat për përdorimin e logos së akreditimit për laboratorët ku numri i analizave të akredituara është nga 1- 20. | 20.000 lekë në vit | 5% të të ardhurave vjetore |
| 6 | Tarifat për përdorimin e logos së akreditimit për laboratorët ku numri i analizave të akredituara është nga 21- 100. | 40.000 lekë në vit | |
| 7 | Tarifat për përdorimin e logos së akreditimit për laboratorët ku numri i analizave të akredituara është mbi 100. | 90.000 lekë në vit |
Tarifa për akreditim për analiza shtesë: Në rast se numri i analizave për të cilat kërkohet akreditim është më i vogël se 5 atëherë tarifa është 1000 lekë për cdo analizë. Në rast se numri i analizave për të cilat kërkohet akreditim është më i madh se 5 atëherë tarifa është 5000 lekë.
*Shënim: Tarifa e përdorimit të logos së akreditimit është tarifa vjetore prej 5% të të ardhurave vjetore që ka realizuar organizmi i akredituar gjatë vitit për shërbimet e kryera ndaj të tretëve dhe për të cilat ai është i akredituar.
