top
Printer-friendly versionSend to friendPDF version

Akreditohet laboratori Redi-Sh

Drejtoria e Akreditimit pasi vlerësoi në konformitet me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO/IEC 17025 :2005 vendosi akreditimin e laboratorit Redi-sh që vepron në fushën e mikrobilogjisë ushqimore.

Standardi ISO/IEC 17025:2006 “Kërkesa të Përgjithshme për Kompetencën e Laboratorëve Testues dhe Kalibrues” është dokumenti bazë për akreditimin e laboratorëve. Ky standard përmban të gjitha kërkesat që laboratori duhet të plotësojë, në mënyrë, që të demonstrojë, që ka një sistem cilësie dhe është teknikisht kompetent. Përvec, këtij standard DPA, ka dhe një sërë kërkesash të tjera specifike, që laboratori duhet të plotësojë për tu akredituar, sic janë kalibrimi i paisjeve, kontrollet periodike, kërkesat për stafin , etj.

Ashtu si përpara cdo vlerësim DPA, i ofroi laboratorit Redi-sh të gjithë suportin e nevojshëm, duke nisur nga është diskutimi me drejtuesit e laboratorit , të cilët u informuan për procedurat që zbatohen nga DPA.

Grupi Vlerësues i DPA para se të akreditonte laboratorin Redi-sh ushtroi një kontroll mbi njohjen profesionale,sistemin e manaxhimit cilësisë, Vlefshmërinë dhe përshtatshmërinë e metodave testuese, Programet dhe procedurat e përcaktuara për kalibrimin e paisjeve,Marrjen e mostrës,trajtimi dhe transportimi i artikullit që do te testohet apo kalibrohet, Sigurimi i cilësisë së rezultateve të testeve dhe kalibrimeve, etj.

Në bazë të rezultateve DPA dha vlerësimin që laboratori Redi-sh i përmbushte kriteret e përcaktuara në standardin ISO 17025 për tu akredituar në fushën e ushqimeve dhe atë mikrobiologjike.

Procesi i akreditimit i cili përfshin një vlerësim të plotë të aspektit menaxherial, kompetencës teknike të personelit, por edhe paisjeve e metodave testuese të laboratorit do të thotë që testimet, që kryhen në këta laboratorë të vlerësuar janë korrekte dhe të sakta.
Kjo i jep avantazhe në treg vetë laboratorit, por gjithashtu akreditimi është mekanizimi më i mirë për të garantuar konsumatorët, për cilësinë e produkteve dhë shërbimeve që ata konsumojnë.Besueshmëria rritet nëse klientët e dinë se produkti është vlerësuar nga laboratorë të pavarur dhe kompetent.

Nga ana tjetër edhe organet e qeverisjes qendrore dhe vendore, të cilët në mënyrë të vashdueshme ju duhet të marrin vendime në lidhje me mbrojten e shëndetit dhe mirëqënies së konsumatorëve duhet të kenë besim në të dhënat e prodhuara nga laboratorët e akredituar në mënyrë që të marrin vendimet e duhura.