Teste të zotësisë dhe krahasime ndërlaboratorike
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2010 organizmin e Testeve të Zotësisë (PT) për laboratorët tetsues të akredituar,që kanë aplikuar për akreditim apo që dëshirojnë të vlerësojnë performancën e tyre.
Organizmi i testeve të zotësisë nga DPA bazohet në Ligjin Nr 9824, datë 1.11.2007. Neni 6 pika (e) që i jep të drejtën DPA të ndërmmarrë veprimtari në organizimin e Testeve të Zotësisë.
Gjithashtu DPA ka përcaktuar Politikën e saj për pjesëmarrjen e laboratorëve testues dhe kalibrues në krahasimet ndërlaboratorike dhe testet e zotësisë, ku pjesëmarrja në PT është një nga kriteret që duhet plotësuar për tu akredituar apo për të mbajtuar statusin i akredituar. Politika e DPA është në përputje të plotë me Politikën e EA 2/10 “EA Policy for Participation in National and International Proficiency Testing Activities”.
Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit ka punuar për krijimin dhe trajnimin e kapaciteteve të DPA për organizimin e testeve të zotësisë ndërmjet laboratorëve testues që kryejnë testime të ndryshme. Këto krahasime do të zhvillohen në përputhje me kërkesat e standadit ISO Guide 43. Për këtë qëllim është trajnuar stafi dhe janë studiuar të gjitha udhëzimet e EA dhe ILAC për organizimin e krahasimeve dhe vlerësimin e rezultateve.
Gjatë vitit 2009 u organizuan 3 teste zotësie në fushën e testimit të çimentos, çelikut dhe betonit. Në këtë program morrën pjesë rreth 19 laboratorë të akredituar dhe të paakredituar Raporti përfundimtar ju shpërnda pjesëmarrësve në dhjetor 2009.
Kjo nuk është eksperienca e parë për DPA dhe për laboratorët e akredituar. Përvec pjesëmarrjeve në mënyrë individuale të labortaorëve në skema të ndryshme DPA ka organizuar pjesëmarrjen e tetë laboratorë të ndryshëm nga Shqipëria në krahasime ndërlaboratorike, të cilat janë zhvilluar në kuadrin e Projektit Rajonal CARDS 2006 me pjesëmarrjen edhe të laboratorëve respektivë në vendet e Rajonit. Përgjithësisht pjesëmarrja në këto krahasime ishte e suksesshme.
Gjithashtu për t’ju ardhur në ndihme laboratorëve DPA publikon në ëebsite vashdimisht informacion mbi Testet e Zotësisë (PT) dhe Krahasimet ndërlaboratorike (ILC) që ofrohen nga organizmat europiane dhe ato ndërkombëtare .
Për periudhën nga Korriku 2010 deri në Qershor 2011, ofrohet nga PTA (Proficiency Testing Australia) programi bashkelidhur.
Organizmat Europiane dhe ato Ndërkombëtare që ofrojnë PT dhe ILC
European PT Information System - EPTIS - http://www.eptis.bam.de/
Institute for Interlaboratory Studies - Program of PT http://www.iisnl.com
QM - http://www.lgcpt.com/
LGC - http://www.lgc.co.uk
NMi - http://www.apgqa.com
