KOMISIONI I KOMUNITETEVE EVROPIANE
Bruksel, 14.10.2009
SEC (2009) 1337
RAPORTI I PROGRESIT 2009 PËR SHQIPËRINË
Progres i mirë është arritur në fushën e akreditimit. Vendimi për funksionimin e brendshëm të Drejtësisë së Përgjithshme të Akreditimit (DPA) i miratuar në tetor 2008, krijon kushtet për përafrim të mëtejshëm të standardeve evropiane dhe vendos bazën ligjore për Bordin e Akreditimit. Megjithatë, Bordi ende nuk është krijuar. Në gusht 2009 u miratua aplikimi i DPA-së për një marrëveshje dypalëshe me Bashkëpunimin Evropian për Akreditim (EA) në fushën e laboratorëve të testimit, sipas kushteve të zbatueshme për nënshkruesit e marrëveshjeve shumëpalëshe EA
VLERËSIMI I BANKËS BOTËRORE
24 Korrik 2009
Progrese të dukshme u arritën nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DA) në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar. Aktualisht DA është anëtare në Forumin Ndërkombëtar të Akreditimit (IAF), anëtar me të drejtë vote në Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Laboratorëve , si dhe synon të bëhet nënshkrues i Marrëveshjeve të Njohjes Reciproke të Bashkëpunimit Europian për Akreditimi (EA), rrjeti europian I organizmave kombëtar të Akreditimit.Në nëntor të 2008 DA paraqiti dokumentat e nevojshme dhe aplikimi I DA për statusin nënshkrues u miratua gjatë konferencës së vendeve anëtare dhe nënshkrues të EA, e cila u zhvillua në Tiranë në 25 Mars 2009. Paravlerësimi I DPA nga EA do të kryhet në fund të 2009 dhe në varësi të rezultateve të paravlerësimit DPA ka mundësi të pranohet si nënshkrues marrëveshjeve reciproke në 2010. Anëtarsimi me të drejta të plota në EA është i lidhur me statusin e Shqipërisë si kanditat për anëtarsim në BE.
