Zhvillohet për herë të parë në Shqipëri Konferenca e Infrastrukturës së Cilësisë.
U zhvillua në Tiranë në datë 19 Maj 2009 Konferenca e parë e Infrastrukturës së Cilësisë.
Z. Genc Ruli Ministri Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës në hapjen e punimeve të konferencës, vlerësoi punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (DPA), Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM) dhe Drejtorisë së Pergjithshme të Standardizimit (DPS) në organizimin e këtij aktiviteti.
Z. Ruli nënvizoi se tre institucionet e infrastrukturës së cilësisë DPA , DPM dhe DPS kanë marrë vlerësime shumë të mira edhe nga Komisioni Europian në tre progres reportet e Shqipërisë të viteve të fundit. Për plotësimin e objektivave dhe të aksioneve të formuluara tashmë në planin kombëtar për zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe në Strategjinë Kombëtare të Infrastrukturës së Cilësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, e Standardeve dhe e Metrologjisë kanë patur një mbështetje të fuqishme jo vetëm nga shteti, apo edhe nga buxheti i shtetit , por edhe nga projektet Europiane për Shqipërinë dhe rajonin.
Institucionet tona të Infrastrukturës së Cilësisë marrin pjesë sot në mënyrë aktive në të gjithë organizatat ndërkombëtare dhe europiane të akreditimit, standardizimit dhe metrologjisë me statusin që janë në avancim të përhershëm.
Tashmë pjesëmarrja në këto organizata, është fokusuar në komitetet teknike të tyre, ku dhe niveli profesional i kërkuar është tepër i lartë. Të gjitha arritjet e deritanishme e bëjnë krejt të mundshme që në mandatin e ardhshëm të qeverisë të vendosen objektiva që deri para pak viteve dukeshin shume të larta dhë të vështira për t'u arritur e që me gjithë specifikat e fushave të vecanta kanë të përbashkët qëllimin madhor, që organizmat e infrastrukturës së cilësisë të konsoliduara me kapacitete të mjaftueshme dhe me mbështetje ligjore në përputhje me atë të BE do të arrijnë të vlerësohen dhe të njihen zyrtarisht me shërbimet përkatëse të vendeve më të zhvilluara të Europës dhe botës.
Natyrisht u shpreh Z.Ruli që objektivat e mësipërme kërkojnë investime të konsiderueshme, kërkojnë përkushtim, programim profesional, por ndërkaq të gjitha burimet financiare dhe njerëzore besoj që janë tashmë të garantuara, po ashtu është edhe arritja e këtyre objektivave që kemi vënë para vetes.
Konferenca Infrastrukturës së Cilësisë, është i pari aktivitet që organizohet në Shqipëri. Aktviteti u organizua nga 3 institucionet shqiptare të Infrastrukturës së Cilësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, dhe Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit .
Ideja për zhvillimin e kësaj konference, lindi nga dëshira për të krijuar traditën e një forumi, ku grupet e operatorëve ekonomik, kërkuesve shkencor e rregullatorëve ligjor, të shkëmbejnë arritjet dhe shqetësimet e tyre, si dhe të krijojnë lidhjet e domosdoshme për projekte të suksesshme e një zhvillim të qëndrueshëm të infrastrukturës së cilësisë në Shqipëri.
Seksionet e konferencës kishin të gjitha atributet e një konference shkencore për të ndihmuar kështu edhe në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushat respektive. Disa nga tematikat e prezantuara ishin:
Menaxhimi i Cilësisë, Cilësitë e jetës, Sistemet e integruara të menaxhimit, standardet dhe cilësia në organizata , sistemet e certifikimit, standardet dhe legjislacionet europiane, Sigurimi i Cilësisë dhe kontrolli i Cilësisë, Sigurimi i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë.
Konferenca u përshendet edhe nga Z.Enno Bozdo, Zvministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës.
Në konferencë morrën pjesë rreth 140 pjesëmarrës përfaqësues të institucioneve të rëndësishme nga vendi dhe nga vendet e rajonit Kosovë, Bosnjë, Kroaci .

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E AKREDITIMIT ( DPA)
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E METROLOGJISË (DPM)
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E STANDARDIZIMIT ( DPS)
KONFERENCA E INFRASTRUKTURËS SË CILËSISË NË TIRANË Maj 2009 FTESË Është kënaqësia jonë t’ju ftojmë në Konferencën e I¬rë të Infrastrukturës së Cilësisë, e cila do të zhvillohet në Tiranë më, 19 Maj 2009. Konferenca do të organizohet nga 3 institucionet shqiptare të Infrastrukturës së Cilësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, dhe Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit .
Ideja për zhvillimin e kësaj konference, lindi nga dëshira për të krijuar traditën e një forumi, ku grupet e operatorëve ekonomik, kërkuesve shkencor e rregullatorëve ligjor, të shkëmbejnë arritjet dhe shqetësimet e tyre, si dhe të krijojnë lidhjet e domosdoshme për projekte të suksesshme e një zhvillim të qëndrueshëm të infrastrukturës së cilësisë në Shqipëri. Në konferencë është parashikuar edhe përfshirja e individëve dhe institucioneve të rëndësishme nga vendet e rajonit.
Është parashikuar që një nga seksionet e konferencës të ketë të gjitha atributet e një konference shkencore për të ndihmuar kështu edhe në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushat respektive. Për tematikat e mëposhtme apo edhe të lidhura me to, janë të mirëpritura të gjitha punimet që paraqesin arritje si në aspektin teorik ashtu edhe në atë aplikativ.
TEMATIKA E KONFERENCËS
1 Menaxhimi i Cilësisë ¬Koncepte, Principe, Programe dhe Filosofitë mbi to.
2 Cilësia e jetës.
3 Sistemet e integruara të menaxhimit.
4 Standardet dhe cilësia në organizata.
5 Standardet dhe cilësia e siguria e produkteve, proceseve e shërbimeve.
6 Standardet dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit.
7 Standardet dhe legjislacioni Evropian e ai Shqiptar.
8 Matjet, kontrolli dhe cilësia në prodhim.
6. Përmirësimi i proceseve dhe përmirësimi i performancës.
7. Sistemet e çertifikimit.
8. Pasiguria në matje, krahasimet ndërlaboratorike dhe vlefshmëria e metodës.
9. Organizmat e vlerësimit të konformitetit dhe akreditimi i tyre.
10. Etalonet kombëtare: krijimi, mirëmbajtja dhe krahësimet ndërlaboratorike.
11. Gjurmueshmëria, kalibrimi dhe pasiguria.
12. Materialet referuese: prodhimi, çertifikimi dhe përdorimi.
BORDI ORGANIZUES Myrvete Pazaj, Drejtore e Përgjithshme DPM
Agim Anxhaku, Drejtor i Përgjithshëm i DPA Arben Nati, Drejtor i Përgjithshëm i DPS
BORDI SHKENCOR 1 Prof. Alqi Çullaj, Universiteti i Tiranës UT
2 Prof. asc. Mimoza Cukalla, Universiteti Politeknik i Tiranës
3 Prof.asc. Shaban Buza, Universiteti i Prishtinës
4 Prof. Spiro Drushku, Universiteti i Tiranës
5 Prof. asc. Artan Dersha, Universiteti Politeknik i Tiranës
6 Prof asc. Renata Kongoli, Universiteti Bujqësor i Tiranës
9. Dr. Dritan Hajdini, Universiteti Bujqësor i Tiranës
10. Msc. Genci Sharko, Universiteti Politeknik i Tiranës
11. Dr. Zamir Dika, Universiteti e Evropës Juglindore ne Tetove
PROCEDURA E KONFERENCËS
Pjesëmarrja në konferencë është pa pagesë. Pjesëmarrja është e mundshme me dhe pa referim. Punimet e konferencës do të publikohen në një CD, e cila do t’ju shpërndahet pjesëmarrësve të konferencës. Instruksionet për pjesëmarrësit dhe referuesit në konferencë do të publikohen në website¬et e DPS, DPA, DPM www.albanianaccreditation.gov.al www.dps.gov.al www.dpmk.gov.al si dhe do t’ju dërgohen herë pas here në posten tuaj elektronike.
VENDI I ZHVILLIMIT Tirana Hotel International KONTAKTET:
1¬Për Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit.
Vladimir Misha ¬Kryevlerësues në DPA E¬mail: vmisha
2¬Për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë
Nysjola Dhoga ¬Përgjegjëse e Sektorit të Integrimit E¬mail: nysjola [dot] dhoga
3¬Për Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit.
Anita Peta ¬Përgjegjëse e Sektorit të Marketingut. E¬mail: peta [dot] a




